Arrestohen 3 persona, tentuan të iknin derisa hidhnin kokainën nga vetura

Policia ka arrestuar një person të kërkuar në Gjilan dhe dy të tjerë.

Për të pandehurin kishte fletë-arrest dhe në momentin e arrestimit ndodhej në automjet me dy të tjerët.

Ata tentuan t’i iknin Policisë dhe hodhën një sasi të kokainës nga dritarja teksa po iknin.

“Personi i lartcekur me iniciale B.A., i cili kishte edhe fletë arrest ndodhej në automjet edhe me dy persona tjerë në parkingun e një moteli në Gjilan. Pas paralajmërimit/prezantimit nga Policia, vozitësi ka tentuar t’i jap vrull automjetit dhe i ka mbyllur dyert duke rrezikuar zyrtarët policor. I dyshuari ka tentuar edhe zhdukjen e disa provave materiale, përfshirë hedhjen e një sasie të kokainës nga dritarja e automjetit”, njoftoi Policia e Kosovës.

Gjatë kontrollit në automjet janë sekuestruar edhe provat materiale: Një peshore elektronike; Para të gatshme (70) euro; Substancë narkotike e dyshuar si kokainë (5 gr.); Substancë narkotike e dyshuar si marihuanë (1.5 gr.); Telefon mobil – IPHONE; Telefon mobil- IPHONE X; Vetura Golf V me targa vendore.

Policia tutje ka thënë se të tre u ndaluan për 48 orë./21Media

Back to top button