Paralajmërimi për vërshime, Komuna e Prishtinës kërkon nga qytetarët të kenë kujdes

Pas paralajmërimit për vërshime dhe erëra të forta, Komuna e Prishtinës ka kërkuar nga qytetarët që të kenë kujdes.

Në njoftimin e bërë për media, Komuna e Prishtinës ka publikuar numrat ku mund të thërrasin qytetarët.

“Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar se sonte do të kemi vërshime të shpejta dhe erëra të forta gjatë ditës. Andaj, ju lutemi të keni kujdes. Rrini larg pemëve dhe objekteve, shtyllave elektrike. Çdo rast rreziku ju lutemi raportoni në Qendrën Emergjente të Kryeqytetit në numrat: 0800 112 33 ose 0800 112 44”, thuhet në njoftimin e Komunës.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka paralajmëruar rrezik për mundësi të vërshimeve të shpejta.

Back to top button