Paralajmërohet kolaps në ekonomi

 

Pas rritjes së rasteve të infektimit me koronavirus,  Ministria e Shëndetësisë është duke shqyrtuar mundësitë për aplikim të masave të reja kufizuese. Në lidhje me këtë kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Berat Rukiqi thotë se çdo plan për masa kufizuese shtesë duhet të përcillet me zbatim urgjent të Ligjit të Rimëkëmbjes dhe me fonde shtesë për përkrahjen e sektorëve të goditura nga pandemia COVID-19, në të kundërtën sipas tij se do të ketë kolaps.

Derisa Rukiqi ka kujtuar se ligji bazik për rimëkëmbjen, nuk po miratohet me javë të tëra.

8.8 % tkurrje ekonomike, e paralajmëruar ne raportin e fundit te Bankës Botërore për Kosovën. Siç kishte bërë të ditur Rukiqi ditë më parë  1 miliardë euro është demi i deritashëm në ekonomi, që nga shfaqja e pandemisë. Sipas tij, deri në fund të vitit, me këtë trend të tkurrjes ekonomike, mund t’i humbim mbi 30, 000 vende të punës.

Vetëm dje në Kosovë janë shënuar 281 raste të reja me Covid-19, duke e çuar numrin e të infektuarëve në 18 mijë e 626 persona./21Media

Back to top button