Paralajmërohet ndërprerje e punës në të gjithë institucionet publike shëndetësore

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë të Kosovës ka kërkuar rritje të pagave prej 50 për qind për të gjithë punëtorët shëndetësorë nëse Ligji i pagave nuk kalon.
Pas mbledhjes së Këshillit Drejtues të Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, kjo sindikatë edhe një herë ka bërë thirrje që Ligji i pagave të implementohet me buxhetin e vitin 2022.
“Këshilli Drejtues i FSSHK-së ia kujton gjendjen e rëndë të punëtorëve shëndetësor si pasojë e inflacionit dhe shtrejtimit të jetës,rritje kjo e cila do të ndikonte në zbutjen e kësaj gjendje,kjo rritje do të vlente deri në fillimin e implementimit të Ligjit të Pagave.FSSHK deri me datën 15 Dhjetor do të bisedojë me secilin anëtar të vet dhe njëkohësisht pret reflektim nga Qeveria për të cilën ka formuar një grup negociues,nëse edhe kjo nuk ndodh,FSSHK paralajmëron masa radikale sindikale, siç është ndërprerja e punës në të gjithë institucionet publike shëndetësore”, thuhet në njoftimin e FSSHK-së.
Tutje, FSHK-ja ka thënë se mbesin me shpresë që Qeveria do të reflektojë në të kundërtën për të gjitha pasojat e “mundshme përgjegjësinë e bartë vet Qeveria e Republikës së Kosovës”./21Media 

Back to top button