Paralajmërohet protestë e pensionistëve në Mitrovicë të Veriut, do të bashkohet edhe Lista Serbe

Është paralajmëruar protest e pensionsitëve të komunitetit serb të hënën në ora 12:00 në Mitrovicën e Veriut.
Kjo thirrje është bërë nga Lista Serbe përmes Facebook.

Protesta sipas tyre vjen për të kundërshtuar vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës për të ndaluar përdorimin e dinarit si mjet pagese.

“Lista Serbe mbështet protestat në Mitrovicë të Veriut, të paralajmëruara nga shoqata e pensioniste dhe në të njëjtën kohë ftojmë të gjithë qytetarët nga Kosova që të hënën më datën 12 shkurt nga ora 12:00 të marrin pjesë në këtë protestë demokratike kundër vendimit të regjimit në Prishtinë për të ndaluar dinarin dhe pagesat”, thuhet në njoftimin e Listës Serbe./21Media

Back to top button