Paralajmërojnë publikimin e “bosëve të kazinove”, “Antibixhozi” akuzon qeverinë se po e mban në sirtar Ligjin e ri
Lëvizja Antibixhoz paralajmëron se do t’i publikojë emrat të gjithë e pronarëve dhe të përfshirëve në kazinotë e vendit, me qëllim që të shihet se kush qëndron prapa lojërave të fatit në Maqedoni dhe kush i mbron ata.
“Ne jemi duke përgatitur për të gjithë bosët, t’i quaj kështu, duke u nisur nga politika e deri tek njeriu më i vogël që është i përshirë tek lojërat e fatit. Ne do i shpalosim me emër e mbiemër. Po ashtu, jemi në fazën e fundit të përgatitjeve për protestën që planifikojmë ta mbajmë para Qeverisë dhe parlamentit. Ka dhe është e vërtetë se ka edhe politikanë të përfshirë dhe njerëz të politikës së lartë të Qeverisë, por gjithë këto emra do i bëjmë publik”, tha Jushi Emurllau, Lëvizja Antibixhoz.
Në Maqedoni qëllimisht nuk voton ligji për lojërat e fatit, tha Emurllau, pasi siç shtoi, aty lahen para të pista dhe kjo i shkon përshtat atyre që janë të përfshirë.
“Këtë zvarritje e ka bë deri tani pushteti, duke u nisur nga Qeveria dhe ministria e Financave. Ligji kaloi në Komisionin për Buxhet dhe Financa por e zvarritën dhe e kthyen sërish në Qeveri. Tash e disa muaj Ligji rri në sirtarët e Ministrisë së Financave dhe nuk e sheh të arsyeshme që ta rikthej Ligjin që të futet në parlament. Andaj apelojmë që ky Ligj të del urgjentisht në parlamentin e Maqedonisë, sikurse është i përgatitur, pra është 500 metra larg në vijë ajrore. Edhe pse ne nuk e pranojmë këtë Ligj, megjithatë duhet të sillet në Parlament që ta shohim se kush janë këta njerëz që janë kundër Ligjit të ri për mbyllje të kazinove në Maqedoninë e Veriut”, shtoi Emurllau.
Vitin e kaluar qytetarët kanë lënë mbi 488 milionë euro në 18 kompani nga sektori “organizatorë të basteve dhe lojërave të fatit”. Kjo është dukshëm më shumë se viti 2020, kur në sektor kishin hyrë 366 milionë euro. Kjo pasi viti 2020 kishte qenë vit pandemie, kishte karantinë dhe ndalesë për të shkuar në pika bastesh, sepse janë në ambiente të mbyllura, raporton TV21./21Media
|m1\-w|m3ga|m5