‘Paramore’ konfirmojnë rikthimin!

Grupi muzikor ‘Paramore’ ka konfirmuar rikthimin e një paraqitje të tyre pas më shumë se katër vjetësh.
Kjo u bë e ditur nga vet grupi në Instagram.
“When We Were Young Festival” mbahet në Las Vegas në tetor të këtij viti dhe grupi i njohur muzikor do të bëjnë paraqitjen e tyre të parë live pas sa kohësh.
Kjo paraqitje vjen pasi, pjesëtarja e grupit Hayley Williams bëri të ditur se janë duke punuar në albumin e ri, i pari që nga viti 2017.
Nga postimi në Instagram, ndjekësit u shprehen shumë të lumtur nga ky rikthimin i rockgrupit.
“Na keni munguar”, “Mirë se erdhët përsëri”, “Jam shumë e lumtur për këtë rikthim”, ishin disa nga komentet.

Disa nga këngët e Paramore të realizuara më parë janë “Decode”, “26”, “Still Into You”, “Hard Times” etj./21Media

Back to top button