Parandalohet futja e telefonave dhe drogës në Qendrën Korrektuese të Dubravës

7 telefona, 1 ekran i iPhone 7, 6 adaptera, 1 palë kufje dhe substancë e dyshuar narkotike te fshehura në një pako qumështi tentuan t’i futnin sot në Qendrën Korrektuese të Dubravës.
Megjithatë, kjo nuk ndodhi pasi që zyrtarët korrektuesë kanë arritur të parandalojnë futjen e kontrabandës brenda institucionit.
“Gjatë patrullimit të perimetrit të jashtëm dhe zonave përreth, janë hasur sende të dyshimta. Pas kontrollit të detajuar, u gjet një qese e mbyllur, brenda së cilës, në një pako qumështi, ishin fshehur 7 telefona, 1 ekran i iPhone 7, 6 adaptera, 1 palë kufje dhe substancë e dyshuar narkotike. Lidhur me rastin, është themeluar një Komision Hetimor i brendshëm, dhe Policia është njoftuar për veprime të mëtejshme. Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në luftimin e kontrabandës brenda institucioneve korrektuese dhe do të vazhdojë të marrë masa të forta për të garantuar rendin dhe sigurinë”, thuhet në një njoftim të SHKK-së.
