Kaloni te përmbajtja kryesore

Parandalohet kontrabanda e 40 kecave, Policia jep detaje

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka parandaluar kontrabandën e 40 kecave në fshatin Domorovc.

Përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook nga Policia bëhet e ditur se gjatë operacionit është ndaluar automjeti me targa vendore, ku gjatë kontrollit të automjetit janë gjetur 40 krerë kafshë të imëta (keca) vlera e të cilave llogaritet rreth 6,000 €, për të cilat i dyshuari nuk kishte prezantuar asnjë dokument përkatës.

“Gjatë operacionit është ndaluar automjeti me targa vendore i cili drejtohej nga personi i dyshuari mashkull kosovar, ku gjatë kontrollit të automjetit janë gjetur 40 krerë kafshë të imëta (keca) vlera e të cilave llogaritet rreth 6,000 €, për të cilat i dyshuari nuk kishte prezantuar asnjë dokument përkatës. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar me udhëzim të të cilit inicohet rasti, ndërsa kafshët janë dorëzuar në doganën kompetente. Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e të gjitha formave të krimit, përfshirë edhe kontrabandën, dhe falënderon qytetarët për bashkëpunimin e tyre të vazhdueshëm”, thuhet në njoftim.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button