Parandalohet një sulm terrorist në Maqedoninë e Veriut

Të dyshuar janë pjesëtarë të një grupi ekstremist të Shtetit Islamik

Ministria e Brenshme njoftoi sot se është parandaluar një sulm terrorist në Maqedoninë e Veriut, pasi sqaroi se ishte planifikuar nga mbështetësit e grupit të Shtetit Islamik.

Pas një shkëmbimi informacioni me shtete partnere në lidhje me planet dhe synimet e mundshme për të kryer një akt terrorist në territorin e Maqedonisë së Veriut, Ministria e Brendshme nisi menjëherë një operacion për identifikimin e organizatorëve, mbështetjes së logjistikës dhe autorët e mundshëm, raporton ASTH.

Policia ka kryer kontrolle në disa njësi administrative, ku sekuestroi objekte dhe mjete plasëse që do të përdoreshin për aktin terrorist.

Për momentin nuk është dhënë asnjë element i hollësishëm në lidhje me operacionin dhe qëllimit të të dyshuarve. Zyrtarë të lartë të policisë nuk kanë dhënë ende një prononcim rreth operacionit.

Back to top button