Paraqitja e Xhakës kundër Francës një nga më të mirat në histori

 
Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka, u zgjedh lojtari i ndeshjes në fitoren kundër Francës, kështu duke i ndihmuar “Helvetikët” për të arritur në fazën e çerekfinales për herë të parë pas 67 viteve.
Mesfushori kosovar i Arsenalit, i cili është i njohur më shumë për aftësitë e tij si “mesfushor shkatërrues”, mbrëmë ishte i mrekullueshëm nga reparti i mbrojtjes e deri tek ai i sulmit.
Xhaka kompletoi mbrëmë më së shumti pasime në fazën e sulmit, e po ashtu regjistroi edhe përqindjen më të lartë të pasimeve të gjata.
Përveç kontributit duke e orkestruar mesfushën e Zvicrës, Xhaka ishte protagonist edhe tek goli i fundit i kombëtares së tij, duke asistuar në minutën e 89’ për Gavranovic, i cili shënon për 3:3.
Pas ndeshjes, shumë tifozë e cilësuan paraqitjen e Xhakës si një nga më të mirat në histori të Kampionatit Evropian.
Edhe ish-trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, i cili e transferoi Xhakën nga Borussia Monchengladbach tek Arsenali në vitin 2016, ishte i mahnitur me paraqitjen dominuese të mesfushorit të Zvicrës kundër Francës.
“Ai ishte i mrekullueshëm, të gjitha zgjedhjet e tij ishin të mira. Ishte ai i cili i radhiti lojtarët që do të ekzekutonin penalltitë”, tha Wenger.
 

Back to top button