Parashikimi i motit

Mot i vranët dhe me intervale me diell

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se sot temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 4-5 gradë Celsius.

“Do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat në pjesën perëndimore do të shoqërohen me reshje shiu dhe bore. Në shumë vende pritet të ketë mjegull në orët e para të ditës dhe gjatë natës, derisa në vise malore do të ketë ngrica. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 4-5 gradë Celsius”, bëhet e ditur në njoftimin e IHK-së.

Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi 1-6m/s./21Media

Back to top button