Sot shënohet 13-vjetori i vdekjes së ish-presidentit Ibrahim Rugova

Sot shënohet 13-vjetori i vdekjes së ish-presidentit Ibrahim Rugova

Sot shënohet 13-vjetori i vdekjes së ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova. Presidenti Rugova ka vdekur më 21 janar të vitit 2006, ku u varros me nderime të larta shtetërore dhe ushtarake.

Në përvjetorin e 13-të të vdekjes së tij, do të bëhen homazhe te varri i tij në ‘Velani’ dhe vizitë te familja Rugova, ndërsa në ora 12.00 do të mbahet akademi përkujtimore.

Në përvjetorin e parë të vdekjes së Ibrahim Rugovës, ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, e ka dekoruar Rugovën me Urdhrin “Hero i Kosovës”, titulli më i lartë në vendin tonë që u jepet figurave historike shqiptare dhe të Kosovës.

Dr. Ibrahim Rugova kishte lindur më 2 dhjetor 1944, në Cerrcë të Istogut. Më 10 janar 1945, komunistët jugosllavë ia kishin pushkatuar të atin, Ukën dhe gjyshin Rrustë Rugovën, që kishte qenë luftëtar i njohur kundër çetave çetnike që po depërtonin në Kosovë, gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Ibrahim Rugova ishte zgjedhur më 23 dhjetor 1989 kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, partisë së parë politike në Kosovë, që kishte sfiduar drejtpërdrejt regjimin komunist në fuqi.