Parashikimi i motit

Mot i vranët e me shi

Sipas parashikimit të meteorologëve, sot, dita do të fillojë me vranësira të cilat në orët e mëngjesit mund të sjellin edhe reshje të dobëta shiu. Temperaturat do të lëvizin në mes 1 e 7 gradë Celsius.

Edhe nesër, pritet të kemi mot me vranësira, mirëpo, gjasat për reshje do të jenë më të vogla. Temperaturat do të shënojnë ngritje ato do të sillën në mes 3 e 8 gradë Celsius.

Presioni i lartë atmosferik që javët e fundit, dominoi mbi rajonin tonë, tashmë ka filluar të dobësohet. Si rrjedhojë e kësaj, gjatë ditëve të ardhshme, pritet të kemi më shumë vranësira të cilat mund të sjellin edhe reshje të dobëta shiu, kurse në viset malore, mbi 1500 metra edhe reshje bore, shkruan 21Media.

Në të njejtën kohë, mbi rajonin tonë, po depërton edhe një rrymë e ajrit të ngrohtë, kështu temperaturat priten të je ca mbi mesataren, për këte periodë të vitit. Në mëngjes ato do të sillën në mes minus 3 e 2 gradë Celsius, kurse ato maksimale në mes 7 e 8 gradë Celsius. Në lugina mund të ketë mjegull./21Media

Back to top button