Marrëveshja politike “çelësi” i ndërtimit të institucioneve

Ndonëse procesi i numërimit të votave ende nuk ka përfunduar, rezultatet preliminare zgjedhore tregojnë se asnjë nga partitë politike nuk mund t’i formojë vetë institucionet.
Kandidatja e LDK-së për presidente Vjosa Osmani, në një intervistë për CNN tha se rezultati i këtyre zgjedhjeve e ka bërë të qartë se kompromisi politik është i domosdoshëm për formimin e Qeverisë, për udhëheqjen e Kuvendit por edhe për presidentin.
Ajo shtoi se LDK-ja është e gatshme për të diskutuar me të gjitha partitë përpos listës serbe.
“Prandaj shpresoj shumë që ky mesazh i qytetarëve të lexohet në mënyrën e duhur nga të gjitha forcat politike. Sigurisht që nga ana jonë do të lexohet në mënyrën e duhur. Dhe çdo përpjekje nga ana jonë do të fokusohet në gjetjen e kompromisit dhe krijimin e institucioneve sa më shpejt të jetë e mundur, në mënyrë që të mund të ecim përpara me disa vendime shumë të rëndësishme për interesin e vendit. Në këtë pikë, kompromisi është i nevojshëm jo vetëm për ta zgjedhur presidentin, por edhe për ta zgjedhur qeverinë e re dhe udhëheqjen e parlamentit. Pra për të tre institucionet, do të na duhet një kompromis i ri”, ka thënë Osmani.
I gatshëm për bashkëpunim është shprehur edhe kryetari LVV-së Albin Kurti, i cili ka thënë se në javët vijuese do të bisedojë me përfaqësuesit e partive të tjera.
Edhe kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, është deklaruar se nuk ka vija të kuqe për marrëveshje politike për bashkëqeverisje dhe për krijimin e institucioneve.
Analisti politik, Afrim Kasolli thotë se në rast nuk arrihet një marrëveshje që do të përfshinte edhe presidentin, situata mund të përsëritet. Sipas, tij nga ajo që ka deklarua natën e zgjedhjeve Kurti nuk e ka për nguti çështjen e presidentit.
Kompletimi i infrastrukturës të institucioneve qendrore Kuvendin dhe Qeverinë presidentin nuk mund te behet ne bazë këtij konsulacioni aktual të forcave politike pa ndonjë marrëveshje mes subjekteve kryesore politike. Nëse ju referohemi deklarimeve formale të gjtiah subjektet janë kanë shprehur këtë vullnet edhe km Kurti ne fjalimin e tij përsëriti një gjuhë që ka qenë karakteristike vadihsimt duke potencuar idenë e tij qe nëse ka diçka që i mungon venit është Kuvendi dhe janë subjekte opozitare që s’janë në vendin e tyre të punës sepse kemi qeveri dhe kemi president mesazhini tij është shume i qartë po bashkëpunim me subjektet politike por ne fund institucionet kryesore për te cilat shkoi vendi ne zgjedhje jane funksionale si qeveria e presidenca”, u shpreh Kasolli për rtv21.
Ngërç të serishëm politik në rast se nuk arrihet një marrëveshjeje mes partive politike për tri institucionet, paralajmëron edhe Melos Kolshi nga Instituti i Kosovës për Drejtësi
Gjetja e një marrëveshja dhe kompromis ke subjekte politike është çelësi mbi te cilin duhet te bazohen subjektet politike nëse duan një zgjidhje secili nga subjektet e ka të qartë këtë çështje vetëm u ka munguar vullneti. Dhe it erësna pariake e kane kënë ketë çështje… Marrëveshja mes subjekteve politike është ne qendër të vëmndjes dhe pa një marrëveshje do jete e vështirë gjithçka. Jemi në situatën kur asnjëra parti se ka shumicën absolute dhe pa asnjë dyshim duhet qe subjekti me i madh te bashkëpunojë fillimisht për qeveri madje këtë here është paska me ndryshe se me marrëveshja politike do duhej te përfshihej dhe çështja e presidenti”, tha Kolshi.
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit u mbajtën pas dështimit të Kuvendit të Kosovës për zgjedhjen e presidentit në prill të këtij viti./RTV21/21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?