Parashikimi i motit

Mot i vranët e me reshje shiu

Sot, mbi vendin tonë parashihet të mbajë mot me vranësira të pjesëshme të cilat më të theksuara do të jenë në pjesën e dytë të ditës, kur mund të sjellin edhe rrebeshe lokale shiu të përcjella me bubullimë. Temperaturat do të lëvizin në mes 11 e 22 gradë Celsius.

Edhe nesër parashihet të mbajë mot me vranësira dhe rrebeshe lokale shiu që mund të përcjellen edhe me bubullimë. Temperaturat do të jenë të përafërta me sot, ato do të sillën në mes 11 e 21 gradë Celsius.

Gjykuar sipas ecurive, aktuale, sinoptike, në pjesën më të madhe të kësaj jave, na pret mot me vranësira të cilat herë pas here mund të sjellin edhe reshje shiu. Çaste me diell do të jenë më të pakëta, kurse temperaturat do të shënojnë rënie ato do të sillën në mes 8 e 19 gradë Celsius./21Media

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
close button