Parashikimi i motit

Temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 34 gradë

Gjykuar sipas ecurive sinoptike, vala e vapës që ka përfshijë rajonin tonë do të vazhdojë edhe në ditët e ardhshme. Kështu edhe sot do të vazhdojë të mbajë mot kryesisht i kthjellët. Temperaturat do të lëvizin në mes 18 e 35 gradë Celsius.

Nesër, po ashtu, parashihet të mbajë mot kryesisht i kthjellët.. Temperaturat do të sillën në mes 17 e 34 gradë Celsius.

Në pjesën e dytë të javës, nga Evropa qendrore, pritet të depërtojë një front i ftohtë ajror i cili, kryesisht në orët e pasditës, mund të sjellin edhe reshje lokale shiu dhe bubullimë. Temperaturat parashihet të shënojnë rënie, ato do të sillën në mes 15 e 30 gradë Celsius./21Media

Back to top button