Parashikimi i motit

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës paralajmëron se sot do të mbajë mot me diell dhe me vranësira të pjesshme.
Të enjten ka mundësi që në vende të izoluara të ketë riga shiu në formë stuhie.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 33-35 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit mesatare dhe lokalisht e fortë./21Media

Back to top button