Parashikimi i motit

Sot në vendin tonë parashihet të mbajë mot i vranët dhe me pak rreze dielli.
Vranësirat vende-vende parashihen të sjellin riga shiu, ndërsa sa i përket vlerave të temperaturave, ato mbesin pothuaj konstante me ditët tjera.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale në tërë territorin do të lëvizin ndërmjet 6-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit.

Back to top button