​Parashikimi i motit

Sot në vendin tonë pritet të mbajë mot i vranët dhe me intervale të shkurta me diell.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës sot parashihen fjolla të dobëta bore në relievin malor.
Temperaturat minimale pritet të lëvizin ndërmjet -3 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të sillen ndërmjet 5 dhe 6 gradë Celsius.
“Gjatë kësaj jave nuk parashihen reshje të intensitetit të lartë por vetëm riga dhe fjolla të dobëta bore”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriut dhe verilindjes./21Media

Back to top button