Parashikimi i motit

Mot kryesisht i vranët e me reshje shiu

Sot mbi vendin tonë, parashihet të mbajë mot me vranësira të pjesëshme të cilat në pjesën e dytë të ditës mund të marrin karakter zhvillimi, e në orët e mbrëmjes mund të sjellin edhe reshje të dobëta shiu. Temperaturat do të sillën në mes 4 e 16 gradë Celsius.

Ndërsa nesër një vorbullë ciklonike pritet ta përfshijë edhe rajonin tonë, e kjo do të kushtëzojë që të kemi një ditë kryesisht të vranët. Kohë pas kohe do të ketë edhe reshje shiu. Temperaturat do të shënojnë rënie të ndieshme, ato do të sillën në mes 1 e 9 gradë Celsius.

Fusha me presion të ulët atmosferik, do të vazhdojë edhe gjatë ditëve të ardhshme, kështu, në pjesën më të madhe të javës , priten vranësira, reshje spordaike shiu e në viset malore edhe reshje të dobëta bore. Temperaturat do të sillën në nga – 2  derin në  11 gradë Celsius./21Media

Back to top button