Parashikimi i motit

Edhe sot mot i ndryshueshëm

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë mot me vranësira të shpërndara dhe me diell, ku vranësirat vende –vende do të shoqërohen edhe me riga shiu.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 2 gradë Celsius, ndërsa në viset malore minimalet parashihet të ulen deri -4 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale parashihen të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë deri mesatare”, thuhet në njoftimin e IHMK./21Media

Back to top button