Parashikimi i motit në Maqedoni

Temperaturat ditore do të arrijnë deri në 38 gradë

Moti sot në Maqedoni do të jetë me diell dhe i ngrohtë. Do të ketë edhe vranësira lokale, ndërsa do të fryejë edhe erë e lehtë nga drejtime të ndryshme.

Pasdite në rajonet e bjeshkëve do të paraqiten kushte për reshje të shiut dhe stuhive.

Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej 12 deri 19 gradë Celsius, ndërsa ato ditore do të jenë në interval prej 28 deri 38 gradë Celsius.

Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë i ngjashëm me temperaturë të mëngjesit deri 17 gradë, ndërsa ditore deri 36 gradë Celsius.

Back to top button