Parashikimi i motit në Maqedoninë e Veriut

Në Maqedoninë e Veriut sot moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme, paradite me periudha dielli, veçanërisht në lindje. Në orët e pasdites në perëndim do të fillojnë reshje të cilat do të vazhdojnë edhe gjatë natës dhe do të përhapen kudo. Në malet më të larta, reshjet do të jenë të borës. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare ndërsa nga mesdita përkohësisht e përforcuar nga drejtimi juglindor.
Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej minus 6 deri në 0 gradë Celsius, ndërsa të ditës prej 4 deri në 12 gradë Celsius.
Në Shkup dhe rrethinë do të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme ndërsa nga fundi i ditës dhe gjatë natës me reshje të shiut. Do të fryejë, erë përkohësisht e përforcuar nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të ulet deri n -2, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 10 gradë Celsius.
Deri të enjten pason periudhë e motit me vranësira të ndryshueshme me reshje të përkohshme, të cilat më të rrëmbyeshme do të jenë të shtunën kur në disa vende do të bien mbi 20l/m2. Në male, reshjet do të jenë të borës ku shtesë do të rritet shtresa e dëborës, ndërsa reshje të borës do të ketë edhe në disa vise më të larta, informojnë nga DPHM./TV21

Back to top button