Parashikimi i motit në Shqipëri

Do të ketë edhe reshje bore

Mbi Shqipëri pritet që sot të mbajë mot i ftohtë i shoqëruar me masa ajrore të paqëndrueshme dhe të lagështa.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti do të jetë me vranësira mesatare dhe të dendura shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave dhe stuhive afatshkurtra.

Në zonën e Alpeve dhe në lartësitë mbi 1200 metër në Verilindje do të ketë reshje të dobëta bore.

Sa i përket temperaturave në vlerat minimale dhe ato maksimale, pritet të jenë:

Në zonat malore 0 deri 7 gradë Celsius.

Në zonat e ulëta 3 deri 16 gradë Celsius.

Në zonat bregdetare 6 deri 17 gradë Celsius.

Back to top button