Shpërthim në një minierë, të paktën 13 të vdekur

Shpërthimi ndodhi 800 metra nën tokë

Të paktën 13 minatorë janë vrarë dhe 10 të tjerë janë lënduar në një shpërthim metani në një minierë qymyri në Çeki mbrëmjen e vonë të së enjtes, thonë zyrtarët.

Shumica e viktimave besohet se janë polakë të siguruar nga një agjenci, tha kompania shtetërore e minierave OKD.

Shpërthimi i të enjtes ndodhi 800 metra nën tokë në minierën e Qymyrit, pranë qytetit të Karvinës, në lindje të kryeqytetit çek, Pragë.

Drejtori menaxhues Boleslav Kowalczyk tha se kërkimet kanë qenë të pamundura për shkak të zjarrit.

“Për fat të keq, kemi arritur një pikë ku ishte e pamundur të vepronim, sepse zjarri ishte ndezur dhe kishte zero dukshmëri,” tha ai.

Kryeministri çek Andrej Babis do të vizitojë minierën të premten me homologun e tij polak, Mateusz Morawiecki.

“Shpërthimi në minierën e KShM është një tragjedi e madhe”, shkroi në twitter Babis.

Back to top button