Parashikimi i motit në Shqipëri

 

Pjesa e parë e ditës së sotme (13 shtator) do të karakterizohet nga kthjellime dhe vranësira të lehta në Shqipëri.

Në orët e pasdites pritet të ketë shtim të vranësirave si dhe reshje të pakta shiu në zonat malore. Orët e vona të mbrëmjes do të përmirësojnë motin dhe në këto zona.

Sipas MeteoAlb temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 15°C deri në 37°C.

Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar dallgëzim 3 – 4 ballë./oranews

Back to top button