2 mijë e 705 raste aktive me Covid-19 në Kosovë

 

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës dje informoi se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë vdekur tre persona të prekur me Covid-19, ndërsa janë konfirmuar 70 raste të reja.

Sipas Institutit, numri i rasteve aktive me Covid-19 është 2.705.

“Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 122 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 11.272 raste, ndërsa, numri i rasteve aktive është  2.705.”, informoi IKSHPK.

Ndërkaq, numri total i rasteve pozitive është 14.566 raste nga  57.239 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 589 raste të vdekjes./21Media

Back to top button