Parashikimi i motit në Shqipëri
Mot me vranësira
Zonat veriore do të mbeten nën ndikimin e motit të paqëndrueshëm duke bërë që vranësirat dhe shirat të jenë prezent ndërsa me kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme paraqitet moti në zonat qendrore dhe jugore të Shqipërisë.
Parashikohet që pasditja të sjellë përmirësim të kushteve atmosferike edhe në zonat veriore duke bërë që i gjithë vendi të dominohet nga kthjellime dhe vranësira të shpeshta.
Sipas meteorologëve, temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në vlerat e mëngjesit ndërsa mesdita nuk do të sjellë shumë ndryshime të tyre. Era do të fryjë mesatare në tokë dhe në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi kryesisht jugperëndimor, për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 2- 3 ballë.