Parashikimi i motit
Mot i ndryshueshëm
Sot, mbi vendin tonë, parashihet të mbajë mot me vranësira të cilat vende-vende mund të marrin karakter zhvillimi e të sjellin edhe reshje të dobëta shiu. Temperaturat do të lëvizin nga 2 deri në 12 gradë Celsius.
Edhe të martën pritet të mbajë mot me vranësira. Mund të ketë edhe reshje lokale shiu të intensitetit të dobët. Temperaturat, do të shënojnë ngritje, ato do të lëvizin në mes 4 e 15 gradë Celsius.
Ndërsa, sipas meteorologëve të mërkurën , nga veriu pritet një depërtim i masave të ftohta ajrore të cilat do të kushtëzojnë mot kryesisht të vranët dhe rënie të ndieshme të temperaturave, minimalja e të cilave mund të zbret deri në – 1 gradë Celsius. Në viset malore mund të ketë reshje të dobëta bore./21Media