Kaloni te përmbajtja kryesore

Parashikimi i motit për 17 dhe 18 shkurt

 

Instituti Hidrometorologjik i Kosovës informoi se nesër do të mbajë mot i kryesisht i vranët. Sipas parashikimeve, vranësira gjatë orëve të pasdites parashihen të shoqërohen me reshje të dobëta bore, me fokus në viset e larta.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -13 deri në -11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1 deri në 3 gradë Celsius.

Ndërsa, të enjten parashihet të ketë kushte të tjera meteorologjike pasi që parashihet rritje të ndjeshme në fushat termike.

“Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -2 deri në -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4 deri në 6 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga verilindja dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-5m/s.”, informoi IHMK./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button