Parashikimi i motit për 5 ditët e ardhshme
Instituti Hidrometorologjik i Kosovës sot ka informuar se gjatë pesë ditëve të ardhshme në vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e fushave të fuqishme anticiklonike, duke krijuar kushte për mot kryesisht me diell dhe relativisht të qetë.
Sipas parashikimeve, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-22 gradë Celsius.
“Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes dhe jugperendimit.”, ka bërë të ditur IHMK./21Media