Kaloni te përmbajtja kryesore

​Parashikimi i motit për diten e sotme

Kjo javë pritet të nisë me mot të qetë, por të ftohtë. Instituti njofton se nga e marta parashikohet shtim i vranësirave, të cilat do të krijojnë kushte për reshje të dobëta shiu dhe fjolla bore.

Ndërsa në viset malore priten reshje bore me intensitet mesatar.

“Temperaturat e ulëta do të sjellin ngrica në mëngjes, duke krijuar rrezik për rrugët e lagështa dhe të akullta. Prandaj, apelojmë për kujdes të shtuar nga drejtuesit e automjeteve dhe këmbësorët. Gjithashtu, në disa zona të ulëta parashikohet prani e mjegullës, e cila mund të kufizojë dukshmërinë”, thuhet në njoftimin e institutit.

Për të hënën instituti ka parashikuar mot me diell dhe vranësira të pakta.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -7°C dhe -4°C, ndërsa maksimalet nga 5°C deri në 7°C . Do të fryjë erë e lehë nga veriu”, thuhet tutje.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button