Numërohen 89.62% e votave: VV e para, PDK e dyta

(Lajm i përditësuar)


Janë përditësuar sërish të dhënat në webfaqen e KQZ-së për rezultatet preliminare pasi janë numëruar 89.62 për qind e vendvotimeve.

Aktualisht Lëvizja Vetëvendosje është 41.07 për qind, PDK 22.31 për qind, LDK 17.58 për qind, AAK 7.6 për qind, Koalicioni për Familjen 2.3 për qind.

Këto rezultate nuk i përfshijnë votat me kusht, të personave me nevoja të kufizuara dhe votat e diasporës.


Të dhënat e fundit nga KQZ-ja: VV prin me 41.29%, PDK e dyta me 21.83%

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pas numërimit të mbi 88 për qind të votave ka dal me të dhënat e fundit se Lëvizja Vetëvendosje prin me 41.29 për qind të votave.

Këto të dhëna faqja e KQZ-së i ka përditësuar në orën 06:04.

Partia e dytë ka dalë PDK me 21.83%, LDK e treta me 17.75%, kurse AAK 7.68%.

Ndërsa Koalicioni Lista për Familje ka marrë vetëm 2.31%.

 

Back to top button