Parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme

 

Instituti Hidrometorologjik i Kosovës sot informoi se gjatë dy ditëve të ardhshme do të mbajë mot me diell. Sipas parashikimeve, do të ketë pak vranësira, sidomos për rreth relievit malor, por nuk parashikohen reshje.

“Indeksi UV do të jetë sërish me vlera të larta dhe udhëzimet e IKSHP do të jenë në dobi të popullatës, sidomos të një shtrese te saj me probleme kronike. Presioni atmosferik do të vazhdoj me vlera të mbi normales.”, informoi IHMK.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-30 gradë Celsius.

“Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verilindjes”, informoi më tutje Instituti./21Media

Back to top button