Parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme në Kosovë

Instituti Hidrometorologjik i Kosovës sot ka informuar se gjatë dy ditëve të ardhshme do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.
Sipas parashikimeve, vranësirat parashihen të sjellin reshje lokale shiu të shoqëruara me rrufe.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-30 gradë Celsius. Indeksi UV vazhdon të mbetet në vlerat e rrezikut, prandaj këshillat e IKSHP mbeten në fuqi. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit dhe verilindjes me shpejtësi 1-7m/s.”, ka informuar IHMK./21Media

Back to top button