Parashikimi i motit për fundjavë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës do të mbajë mot i vranët, por edhe me diell.
Të shtunën parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale kohore me diell. Vranësirat gjatë ditës vende-vende parashihen të sjellin riga shiu.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmje 8-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22 deri 25 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-5m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Po ashtu të dielën parashhet të mbajë mot afersisht i ngjajshëm, me diell dhevranësira të cilat mund të sjellin riga lokale shiu.

Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-25 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button