Parashikimi i motit për fundjavë

Të shtunën dhe të dielën do të mbajë mot me diell, por edhe me reshje shiu, kështu ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

“Ditën e shtunë parashihet të mbajë me mot me diell dhe vranësira të çrregullta. Vranësirat gjatë ditës parashihen të shoqërohen me reshje shiu dhe vende-vende edhe me shkarkime rrufesh. Temperaturat do të shënojnë rritje sidomos në vlerat e minimaleve, derisa ato maksimalet priten të jenë tipike pranverore. Gjithashtu edhe presioni atmosferik do të ulet dukshëm nën vlerat e normales”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, të dielën parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët, por nuk do të mungojnë edhe intervalet me diell. Vranësirat vende-vende parashihen të sjellin riga shiu.

Në fushat termike nuk do të ketë ndryshime, kryesisht në vlerat e temperaturave maksimale, ndërsa minimale do të shënojnë ulje për 3-5 gradë Celsius”, thuhet në njoftimin e IHMK-së./21Media

Back to top button