Parashikimi i motit për javën e ardhshme

Do të mbajë mot i ndryshueshëm, me vranësira dhe herë-herë me reshje shiu

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka publikuar të dhënat për motin në 5 ditët e ardhshme.

IHMK lajmëron se vendi do të ndikohet me vranësira jostabile dhe me reshje shiu me intensitet të ndryshëm. Do të ketë edhe intervale të shkurta me diell në pjesën qendrore të vendit.

“Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -2 deri 4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius. Shtypja atmosferike do të shënoj ngritje graduale. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe juglindjes me shpejtësi deri 11m/s.”, thuhet në deklaratën e tyre.

IHMK thekson se kjo gjendje labile e motit do të ndikoj pozitivisht në cilësinë e ajrit!/21Media

Back to top button