Java e fundit e gushtit do të filloj me mot të ndryshueshëm, me vranësira dhe intervale me diell.

Vranësirat gjatë ditës së hënë dhe të martë, në pjesën e dytë të ditës nuk do të jenë stabile dhe për pasojë do të krijojnë kushte për reshje shiu dhe shkarkime rrufesh. Kjo situatë meteorologjike, sipas IHMK-së, do të mundësoj rënien e temperaturave për 3-5 gradë të maksimaleve, por nga dita e mërkurë sërish mot me diell dhe i qetë.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-32 gradë Celsius. Në viset malore temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-25 gradë Celsius.

Indeksi UV nga dita e mërkurë sërish do ti ketë vlerat e larta, prandaj udhëzimet e IKSHP janë të dobishme për gjitha shtresat e popullatës, me theks të veçantë për ata që kanë sëmundje kronike. Do të fryjë erë nga jugperëndimi dhe verilindja me shpejtësi 1-11m/s./21Media