Parashikimi i motit për javën e parë të tetorit

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se dita e nesërme do të fillojë me mot relativisht të qetë, por gjatë ditës parashihet të ketë vranësira të dendura të cilat vende-vende parashihen të sjellin riga shiu.
Në njoftim bëhet e ditur se nga e marta e tutje do të ketë stabilizim të motit.
Vranësira do të ketë vetëm në stadet e larta të troposferës. Lagështia relative mesatare ditore parashihet t’i shënojë vlerat rreth normales (50-75%), ndërsa sa i përket presionit atmosferik vlerat e saj mbeten mbi normalen (1013mb).
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-24 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja e lehtë deri mesatare./21Media

Back to top button