Parashikimi i motit për nesër

 

Instituti Hidrometorologjik i Kosovës informoi se dita e diel do të shoqërohet me mot kryesisht të vranët dhe herë-herë me reshje shiu dhe bore.

Sipas parashikimeve, reshjet parashihen të përfshijnë gjithë territorin, por që shtrirja e tyre si zakonisht nuk do të jetë uniforme për shkak të specifikave gjeografike që ka vendi ynë.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-3 gradë Celsius.

“Në mëngjes vende-vende parashihet të ketë ngrica, prandaj ngasësve të automjeteve ju rekomandohet kujdes i shtuar në komunikacion. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-5 m/s.”, informoi IHMK./21Media

Back to top button