Parashikimi i motit për pesë ditë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se java e ardhshme parashihet me kushte të qëndrueshme meteorologjike. Kjo situatë stabile është krijuar për shkak të fushave të fuqishme anticiklonike që kanë përfshirë pjesën më të madhe të Gadishullit Ballkanik.

Të hënën parashihet mot me diell dhe vranësira të pakta. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -2 gradë Celsisus, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius. Në mëngjes nëpër lugina dhe vise të larta parashihet mjegull dhe ngrica.

Të martën do të kemi mot kryesisht i ngjajshëm por me lëvizje të lehta të temperaturaveekstreme. Në orët e hershme të ditës parashihen ngrica. Minimalet do të lëvizin ndërmjet -4 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-9 gradë Celsius.

Mot me vranësira dhe intervale me diell do të mbajë edhe të mërkurën. Në fushat termike nuk
parashihen ndryshime të mëdha. Në mëngjes parashihen ngrica. Minimalet do të lëvizin ndërmjet -4 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-10 gradë Celsius.

Të enjten parashihet mot kryesisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-12 gradë Celsius.

Ndërsa të premten parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me mundesi që vende-vende të ketë riga shiu. Minimalet do të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-11 gradë Celsius.

Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të fryjë erë nga drejtimi i veriperendimit me shpejtësi 1-7m/s.

Kujtojmë se në këtë javë, pikërisht me 22 dhjetor fillon stina e dimrit, herët në mëngjes në orën 04: 27 dhe do të zgjasë 88 ditë, deri më 20 mars 2024./21Media

Back to top button