Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës(IHMK) ka njoftuar se gjatë pesë ditëve të ardhshme do të mbajë mot i ndryshueshëm.

E hënë- Mot i vranët dhe me intervale me diell.Vranësirat më të fokusuara parashihen per rreth relievit malor, temperaturat minimale do të lëvizin rreth zeros, ndërsa maksimalet e ditës do të jenë tipike pranverore.

 E martë- Mot me vranësira të dendura. Vranësirat gjatë ditës parashihen të sjellin reshje shiu të intensitetit mesatar, e me periudhe të shkurta edhe të intensitetit të lartë. Temperaturat maksimale parashihen të shënojnë rënie, derisa ato minimalet do të shënojnë rritje.

E merkurë- Mot i vranët dhe me intervale të gjata me diell. Nëpër zona të kufizuara ka mundësi për riga shiu të intensitetit të dobët.

E enjte- Mot kryesisht me diell. Vranësirat të pakta parashihen rreth relievit malor.

E premte-Mot i ngjashem me diten e enjte, si në vlerat e temperaturave ekstreme, ashtu edhe në elementet tjera meteorologjike.

“Gjatë këtyre pesë ditëve, përveç ditës së marte, ku do të ketë erë nga verilindje, ditët tjera do të pasohen me erë nga drejtimi i juglindjes dhe jugperendimit , shpejtësia e së cilës do të jetë nga 1-7m/s”, ka njoftuar IHMK./21Media

 

Back to top button