Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Java e dytë e muajit shtator do të kushtëzohet me mot kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara.
Për shkak të kthjellimeve dhe prezencës së madhe të diellit, indeksi UV do të vazhdoj të mbetet i lartë dhe kujdesi ndaj këtyre rrezeve në orët e mesditës do të ishte i domosdoshëm, sidomos te një pjesë e popullatës me sëmundje kronike.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-13, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-30 gradë Celsius.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-7 m/s.