Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

Instituti Hidrometorologjik i Kosovës sonte ka informuar se fushat me presion të lartë atmosferik që kanë përfshirë vendin do të vazhdojnë ta mbajnë këtë situatë të qetë meteorologjike.
Sipas parashikimeve, të enjten vende-vende ka mundësi të ketë riga të lehta dhe të izoluara shiu.
“Në fushat termike do të regjistrohen temperaturave mbi vlerat e mesatareve për muajin janar. Minimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 0-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-6 m/s.”, ka informuar IHMK./21Media

Back to top button