Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se gjatë pesë ditëve të ardhshme do të mbajë mot i vranët dhe me intervale të shkurta me diell.

Të mërkurën do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga shiu.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius.

Të enjte do të mbajë mot kryesisht i ngjajshëm, i vranët dhe vende -vende me riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius.

Mot me vranësira dhe intervale me diell do të mbajë edhe të premten. Temperaturat minimale do të
lëvizin ndërmjet 0-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin
ndërmjet 9-12 gradë Celsius.

Po ashtu të shtunën pritet të mbajë mot kryesisht i ngjajshëm me ditën e premte. Në fushta termike nuk do të ketë ndryshime të theksuara, meqë vlerat e temperaturave ekstreme do të mbetin pothuajse konstante, me një rritje të lehtë të temperaturave minimale.

Ndërsa, të dielën në vendin tonë do të mbajë mot i vranët dhe me reshje shiu. Temperaturat maksimale do të shënojnë rënie të lehta. Minimalet do të lëvizin ndërmjet3-5 gradë Celsius, ndërsa maksiamlet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-10 gradë Celsius.

Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të fryjë erë nga drejtimi i perëndimit dhe jugperendimit me shpejtësi 1-6m/s./21Media

Back to top button