KFOR publikon pamje nga stërvitja e ushtarakëve italianë në liqenin e Ujmanit

Pjesëtarët e KFOR-it nga kontigjenti Italian së fundmi kanë kryer stërvitje në liqenin e Ujmanit.

KFOR-i ka publikuar pamje nga këto stërvitje, të cilat janë kryer nga Lagunari Italian, pjesë e Batalionit Rezervë Operacional të dislokuar në veri të Kosovës.

“Lagunari italian, pjesë e Batalionit Rezervë Operacional të dislokuar në Veri të Kosovës si pjesë e misionit të KFOR’it të udhëhequr nga NATO, kreu me sukses një trajnim specifik më 30 dhjetor”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.

KFOR-i ka thënë se janë të fokusuar në zbatimin e përditshëm të mandatit.

“KFOR-i është plotësisht i fokusuar në zbatimin e përditshëm të mandatit të tij bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999, për të ofruar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë”, thuhet në njoftim.

 

Back to top button