Parashikimi i motit për pesë ditët në vazhdim

 

 

Instituti Hidrometeorologjik  i Kosovës ka bërë të ditur se në pesë ditët në vazhdim në vendin tonë do të mbajë mot i ndryshueshëm, me diell dhe vranësira të cilat vende-vende parashihen të sjellin riga shiu.

Riga shiu parashihet të ketë nga dita e enjte.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-28 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga verilindja dhe juglindja me shpejtësi 1-8 m/s./21Media

Back to top button