Delegacioni amerikan bashkë me Grenell-in do të vizitojnë Kosovën, Greqinë, Serbinë dhe Izraelin

 

 

Një delegacion i qeverisë së SHBA-së, i kryesuar nga drejtori ekzekutiv i Korporatës amerikane për Financimin e Zhvillimit Ndërkombëtar (DFC), Adam Boehler dhe i dërguari i posaçëm i administratës Trump, Richard Grenell, do ta vizitojë Kosovën, është konfirmuar nga DFC-ja përmes një njoftimi për shtyp.

Ky delegacion përveç Kosovës, do të vizitojë edhe Greqinë, Serbinë dhe Izraelin.

Udhëtimi do të fillojë nga 20 shtator deri më 25 shtator për të avancuar bashkëpunimin dhe zhvillimin ekonomik.

Delegacioni do të avancojë investimet strategjike që mbështesin diversitetin e ofertave dhe fuqizimin e pavarësisë energjetike në Greqi dhe rajonin më të gjërë. DFC do t’i vëjë themelet për hapjen e një zyreje në Beograd për lehtësimin e zbatimit të projekteve që mbështesin zhvillimin ekonomik në rajon”, njofton tutje DFC-ja.

Back to top button